SHBA:55.857 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 167.789, prej të cilëve 1.516 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 55.857, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.309.622.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 2,75 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 66,9 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 586.430 raste të konfirmuara.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.112.393 raste dhe India me 2.360.358.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: