GOSTIVAR, AKSIDENTOHET 8 VJEÇARI

Një fëmijë i moshës 8 vjeçare i cili ka drejtuar një biçikletë është goditur deri më tani nga një veturë e panjohur të cilën e ka drejtuar një vozitës i cili menjëherë ka ikur nga vendi ngjarjes.

Ky aksident i komunikacionit ka ndodhur para orës 10 në Bajnicë të Epërme të Gostivarit në vendin e quajtur Grudejci. Për pasojë 8-vjeçari ka thyer këmbën e djathtë dhe menjëherë është dërguar në spitalin e Gostivarit dhe më pas për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në klinikën e Shkupit.

Policia po ndërmer masa dhe aktivitete për zbulimin e identitetit të vozitësit si dhe për zbardhjen e gjithçkaje tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë. Sipas informacioneve të deritanishme policia posedon disa informacione fillestare rreth identitetit të vozitësit i cili veturën e ka drejtuar pa leje adekuate.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share