Lëndohet 3 vjeçarja nga Gostivari, bie nga shtëpia në pllaka betoni

Një vajzë trevjeçare nga Gostivari ka marrë lëndime të rënda në kokë dhe trup, pasi është rrëzuar nga papafingo e shtëpisë në të cilën jetojnë, drejtpërdrejtë në pllaka betoni në oborr.

Sipas MPB-së, rastin dje pasdite e ka paraqitur Qendra Mjekësore Gostivar.

Vajza ka luajtur, por në një moment e ka hapur dritaren dhe është rrëzuar. Për shkak seriozitetit të lëndimeve është transferuar në qendrën urgjente të Shkupit.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor – Gostivar.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share