Triumfi i Arsenalit në FA Cup u prish punë dy ekipeve tjera të Premierligës

Fitorja e Kupës FA për Arsenalin do të thotë që ata janë kualifikuar në fazën e grupeve të Evropa Ligës sezonin e ardhshëm – dhe është një goditje për Tottenham dhe Wolves.

Ky nuk është lajm i mirë për Tottenhamin, të cilët përfunduan sezonin në vendin e gjashtë, të cilët tani duhet të garojnë në raundin e dytë kualifikues të Evropa Ligës. Ata do të ishin kualifikuar direkt në fazën e grupeve nëse Chelsea do të fitonte mbrëmë.

Por është një lajm më i keq për Wolvesin. Një fitore e Chelseas do t’u jepte atyre një vend në raundin e dytë kualifikues të Europa League pasi përfunduan në vendin e shtatë në Premier League, por ata tani mund të humbasin plotësisht garën evropiane sezonin e ardhshëm për shkak të triumfit të Arsenalit – përveç nëse ata arrijnë ta fitojnë Evropa Ligën këtë edicion.

Nëse Ujqërit do të triumfonin në Europa League, ata do të fitonin një vend në fazën e grupeve të Champions League për sezonin 2020/21.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share