Pas shumë muajsh rrikthehet magjia e NBA-së

Members of the New Orleans Pelicans and Utah Jazz kneel together around the Black Lives Matter logo on the court during the national anthem before the start of an NBA basketball game Thursday, July 30, 2020, in Lake Buena Vista, Fla. (AP Photo/Ashley Landis, Pool)

Kampionati amerikan i basketbollit rinisi pas ndërprerjes më shumë se 4 muaj e gjysmë. Të grumbulluara në Orlando me një protokoll rigoroz. 22 skuadra do të çojnë sezonin deri në fund. 88 sfida dhe më pas faza play off.

Në palestra në vogla dhe pa praninë e publikut, por të fotove të tifozëve në ulëse për shkak të masave antiCovid-19, yjet e NBA u përpoqën të jepnin spektakël në parket. Lakers fituan me rezultatin 103-101 derbi e Los Anxhelesit me Clippers. Utah Jazz ia doli të triumfojë 106-104 ndaj New Orleans Pelicans.

Para nisjes së ndeshjeve lojtarët, trajnerët dhe arbitrat u ulën në gjunjë kur himni amerikan po ekzekutohej, duke kujtuar veprimin e Colin Kaepernick në NFL kundër racizimit. Për më tepër në fushë dhe në bluzë ishte shkuar: Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share