Shtrenjtohet për 7.4 përqind çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni

Çmimi i energjisë elektrike në Maqedoni, që e paguajnë amvisëritë do të rritet për 7.4 përqind. Këtë e ka njoftuar sot kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski. Megjithatë ai tha se qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë tarifën e lirë, në të njëjtat periudha sikurse deri tani.

Sipas tij, rritja e çmimeve të energjisë elektrike u kërkua nga të gjitha ndërmarrjet e energjisë elektrike për shkak të problemeve të shkaktuara nga kriza me Covid-19.

Ai tha se ELEM-i ka pasur ulje të të ardhurave deri 17 milionë euro, ndërsa MEPSO ulje prej 11 milionë eurove.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share