Urim nga Filipçe me rastin e Kurban Bajramit. “Të mos harrojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse”

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në profilin e tij në Fejsbuk dërgoi urim për qytetarët pjesëtarë të besimit islam me rastin e festës së Kurban Bajramit.

“Gëzuar Kurban Bajrami qytetarëve të besimit islam. Ju dëshiroj shëndet të mirë, lumturi, dashuri dhe respektim dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Festat sjellin gëzime, por edhe gjatë festës të mos harrojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse: maskë mbrojtëse, higjienë të duarve, ruajtjen e distancës fizike”, shkroi Filipçe në Fejsbuk.

Ai i porosit qytetarët ta ruajnë shëndetin e tyre dhe shëndetin e të afërmve të tyre.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share