Urim nga Mickoski me rastin e Kurban Bajramit

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski dërgoi urim për pjesëtarët e besimit islam me rastin e Kurban Bajramit.

“Më lejoni në emrin tim personal dhe në emër të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së të gjithë pjesëtarëve të besimit islam ua uroi festën e madhe fetare Kurban Bajrami. Sinqerisht nga zemra ju uroj shumë shëndet, fat dhe suksese dhe këtë festë uroj ta kaloni në paqe, dashuri dhe gëzim me më të afërmit. Kjo festë është një ndër festat më të mëdha në islam e cila gjithmonë na përkujton në humanizmin dhe solidaritetin si vlera themelore të njeriut. Dashuria midis njerëzve dhe mirëkuptimi bazohen në mirëqenien e përgjithshme të një shoqërie”, thotë Mickoski.

Maqedonia, shton ai, ka qenë dhe do të jetë vend në të cilin fryma e traditës, por edhe respektimi i ndërsjellë kanë qenë ura të cilat i kanë lidhur njerëzit e besimeve dhe etnive të ndryshme.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share