Inspektoriati i AUV dhe policia nuk i lejojnë blegtorët e Gostivarit të shesin kurbana

Për shkak të gjendjes me virusin korona dhe sëmundjes tashmë të konfirmuar te kafshët, e quajtur “gjuha e kaltërt”, inspektori nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë në bashkëpunim me policinë e Gostivarit kanë tentuar të largojnë nga tregu i kafshëve në Fazenari blegtorët të cilët me bagëtit e tyre ndodhen aty që para tre ditësh dhe shesin kafshë për Kuban Bajram. Blegtorët e revoltuar, thonë se ata askush nuk i ka njoftuar se nuk mund të realizojnë shitje, dhe pyesin pse inspektoriati ka dalë sotë në terren, vetëm një ditë para festës së Bajramit. Fejzulla Seferi – njëri nga 150 blegtorët që ndodheshin në treg, tha se ata nuk largohen nga aty. Ai tha se askush nuk i ka paralajmëruar se shitja e kafshëve është e ndaluar.

Blegëtori Xhemail Osmani tha se inspektoriati nëse dëshiron ta dijë nëse bagëtitë janë ose jo të sëmura, e verifikon shumë lehtë, pasi me kohë kanë bërë analizia të kafshëve.

Meadin Fetai – blegëtor nga fshati Tërnovë thotë se me familja e tij merret me bagëti një shekull, por asnjëherë nuk ka ndodhur, shton ai, që dikush t’ua ndalojë shitjen gjatë festës së Bajramit.

Inspektori së bashku me policinë, pasi mbërriti ekipi ynë, u largua nga tregu i kafshëve, duke i paralajmëruar blegëtorët se duhet të largohen nga aty. Megjithatë, shitësit e bagëtisë thanë se jo vetëm sot, por edhe gjatë ditës së nesërme do të ndodhen në treg, pasi edhe ditën e parë të Bajramit ndodh që besimtarët të blejnë kafshë për kurban.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share