Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit Valbon Limani, priti në takim përfaqësues të ARMV-së

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari, Valbon Limani ka pritur në takim një delegacion nga Komanda për ndërhyrje pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhequr nga Koloneli Agron Neziri dhe konsultanti i ekipit për menaxhim me mbeturinat e forta nga Sekretariatin Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), Aleksa Tomovksi.

Gjatë këtij takimi, i cili ka ardhur me ftesë të Komunës së Gostivarit, Limani i ka njoftuar mysafirët me gjendjen e fundit në deponinë rajonale “Rusino” në Gostivar, e cila për një kohë të gjatë po digjet, ndërsa Komuna e Gostivarit është lënë e vetme të ballafaqohet me këtë deponi ku mbeturinat i bartin të gjitha nëntë komunat e Pollogut. Koloneli Agron Neziri nga Komandoja për ndërhyrje pranë Armatës së Maqedonisë së Veriut, ka premtuar se do të jenë në gatishëri për të ndihmuar Komunën e Gostivarit nëse vazhdon djegia e deponisë “Rusino” me makineritë dhe personelin e tyre njerëzorë. Palët gjatë takimit kanë rënë dakord që duhet bashkëpunim më i ngushtë në të ardhmen jo vetëm mbi deponinë “Rusino”, të cilën edhe e vizituan, por edhe në sfera të tjera me interes të përbashkët shoqërorë.

Ndryshe, gjatë debatit të mbrëmshëm organizuar nga Komuna e Gostivarit me përfaqësues nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikim hapësinor, OJQ-vë dhe eko-aktivistëve nga Gostivar, kryetari Arben Taravari njoftoi se nga dita e hënë e javës së ardhshme në “Rusino”, pos Gostivarit asnjë komunë nga Pollogu tjetër nuk do të ketë mundësi për hedhje të mbeturinave.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share