Nga e hëna ndalohet hedhja e mbeturinave në “Rusino”

Komuna e Gostivarit do ta ulë trarin për kamionët të ndërmarrje komunale nga komunat tjera të Pollogut të cilat dërgojnë mbeturina në deponinë rajonale “Rusino”.

Këtë vendim e bëri publik kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari në debatin publik i cili mbrëmë u zhvillua në amfiteatrin veror të qytetit.

Debatin e organizoi pushteti lokal pasi disa djegieve të cilat ndodhën dy muajt e kaluar në “Rusino” dhe pas protestës të Iniciativës qytetare “Stop Rusino – ajër i pastër për Gostivarin”.

Pos qytetarëve, eko aktivistë, në debatë morën pjesë edhe përfaqësues nga institucione të ndryshme lokale dhe shtetërore.

Shumica e qytetarëve në diskutime kritikuan autoritetet për mos kujdesjen e mjaftueshme për shëndetin e njerëzve dhe për imponimin e zgjidhjeve që janë të dëmshme dhe të paqëndrueshme në planin afatgjatë në “Rusino”. Shumica ishin të decidë në kërkesën e tyre që deponia të mbyllet.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share