Kriza nga pandemia e Covid 19 ka goditur edhe N.P “Parkingjet publike dhe gjelbërimi”

Kriza nga pandemia e Covid 19 ka goditur parkingjet në qytetin e Gostivarit. Ndërmarrja e cila menaxhon me parkimin zonal në Gostivar, për katër muaj ka pësuar humbje prej rreth 80 përqind. Aktualisht buxhati i saj lejonë vetëm mbulimin e pagave të punonjësve dhe ndërhyrje në raste urgjente. Në uljen e të hyrave ka kontribuar edhe mos ardhja e mërgimtarëve në vendlindje, thonë drejtuesit e ndërmarrjes publike “Parkingjet publike dhe gjelbërimi”. Situata ka çuar ndërmarrjen të anulojë rreth 80 pëqind të projketve kapitale për këtë vit.

Rreth 80 përqind më pak të hyra ka realizuar ndërmarrja publike “Parkingjet publike dhe gjebërimi” në Gostivar. Ulja e të hyrave i referohet periudhës nga muaji mars deri në muajin korrik të këtij viti. Shkaktar i drejtpërdrejtë i kësaj situate llogaritet kriza e shkaktuar nga pandemia e Covid 19. Drejtori i ndërmarrjes, Bekim Çelebiu, thotë se gjatë kësaj periudhe kanë mbuluar vetëm pagat e 69 të punësuarve dhe ka pasur investime vetëm aty ku situata ka qenë urgjente.

“Statistika tona flasin se për dallim nga viti 2019-të, preiudhën mars – korrik, sivjet për periudhën e njejtë kohore kemi një rënie të buxhetit të ndërmarrjes prej 79 përqind. Në këtë ka ndikuar pandemia duke filluar nga muaji mars deri në korrik dhe ndikim negative ka edhe mos ardhja e më të dashurve tanë, mërgimtarëve në vendlindje”, tha drejtori Bekim Çelebiu.

Rëni është shënuar që nga shitja e biletave një orëshe për parkim e deri te kontratat mujore e vjetore, ndërsa shërbimi i marimangës nuk ka qenë funksional aspak.

“Gjatë vitit të kaluar kemi pasur shitje të biletave një javore, një orëshe, biletave mujore. Sivjet pos shitje së biletave, ka rënë edhe numri i kontratave për parkim. Kanë rënë të hyrat në parkingun e mbyllur, rënie shënohet edhe nga të hyrat me SMS porositë. Pothuajse aspak nuk ka funksionuar marimanga”, deklaron më tej drejtori Çelebiu.

Për shkak të situatës së krijuar, ndërmarrja është obliguar të shtyej realizimin e rreth 80 përqind të projketeve kapitale të panifikuara për këtë vit.

“Deri më tani kemi bërë mirëmbajtjen e kultivimit dhe rregullimin e hapësirave të gjelbërta në tërë qytetin tonë. Tash në këto moment jemi duke punuar në një mini-projekt për rregullimin e shëtitores pranë lumit Vardar duke filluar nga ura te Gjykata e deri te ura e shkollave të mesme. Aty do të ndërrohen të gjitha ulëset, koshat për mbeturina dhe njëra pjesë e shëtores do të lyhet me ngjyrë e cila do të jetë vetëm për çiklistët dhe pjesa tjetër do të mbetet për këmbësorët”, shprehet dertori Çelebiu.

Udhëheqësian e ndërmarrjes publike “Parkingjet Publike dhe Gjelbërimi” shpreson periudhën e ardhshme situata të përmirësohet që investimet e parapara të mudn të realizohend eri në fund të këtij viti.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share