Shtabi i krizave në Gostivar:Situata me pandeminë është shqetësuese në Gostivar

Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj në rajonin e Gostivarit, është e nevojshme të implementohen aktivitete për respektim konsekuent të masave për mbrojtje nga koronavirusi. Duhet të fillojë së shpejti dezinfektimi i zonave publike. Këto ishin konkluzionet kryesore të Shtabit të krizave për komunat Gostivar, Vrapçishtë, Mavrovë dhe Rostushë. Në të tre komunat, sipas shifrave të fundit, ka pothuajse 230 raste aktive, nga të cilat njëzet trajtohen në spital.

Shtabi ndërkomunal i krizave për komunat në mbledhjen e 23-të e shqyrtoi situatën me koronavirusin për javën e kaluar dhe informacioni u shpërnda. Përfaqësuesit e institucioneve që janë anëtarë të shtabit, konkluduan se ka një rritje të të infektuarve të rinj dhe krahasuar me javën e kaluar ka tetëdhjetë raste të reja.

“Situata në zonë është ende serioze. Deri më tani, janë 227 raste aktive, nga të cilat 179 në Gostivar, 43 në Vrapçishtë dhe pesë në Mavrovë dhe Rostushë. Institucionet që janë të përfshira në shtabin e krizave të ndikojnë tek qytetarët në përputhje të vazhdueshme me masat e mbrojtjes dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. Duhet të mbahet më shumë kujdes, si për higjienën personale ashtu edhe për atë kolektive. Numri i madh i personave të infektuar të rinj vjen nga mosrespektimi i rekomandimeve. Është e rëndësishme që qytetarët që janë pozitivë në Kovid-19 të japin të dhëna të sakta në anketat epidemiologjike dhe të tregojnë vetëdije më të lartë”, tha Valbon Limani nga Shtabi i krizave

Aktualisht në Gostivar janë 144 persona në izolim të cilët kishin teste pozitive ose janë asimptomatikë.

Sipas statistikave të autoriteteve shëndetësore, që nga fillimi i pandemisë, janë regjistruar gjithsej 387 raste, nga të cilat 287 në komunën e Gostivarit, 87 në Vrapçishtë dhe 13 në Mavrovë-Rostushë. Janë kryer 1,365 teste. Në tre komunat e Gostivarit deri më tani, 24 persona kanë vdekur si pasojë e Kovid-19, më shumë në Gostivar 17, Vrapçishtë – gjashtë dhe një në Mavrovë dhe Rostushë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share