SHBA:Mbi 56,000 të infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit

Për të disatën ditë radhazi Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportojnë më shumë se 56,000 raste të reja me koronavirus.

SHBA-të regjistruan 56,336 raste të reja dhe 1,076 vdekje të lidhura me virusin të hënën, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins

Në total, të paktën 4,290,259 persona janë konfirmuar pozitivë për Covid-19 në SHBA ndërsa nga ana tjetër, 148,011 persona e kanë humbur betejën me sëmundjen, sipas JHU.

Rastet totale të të infektuarve apo viktimave përfshijnë të dhëna nga 50 shtete, Distrikti i Kolumbisë dhe territore të tjera të SHBA, si dhe raste të riatdhesuara.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share