Inter-Napoli ora 21:45, sfidë prestigji në “San Siro”, Atalanta do fitoren në Parma

Inter-Napoli, një sfidë prestigji e futbollit italian, që garanton spektakël, përtej objektivave që kanë dy ekipet. Është përplasja e katërt sezonale mes skuadrës së Antonio Contes dhe Gennaro Gattusos, me zikaltrit që presin “të hakmerren” për atë eliminim, ndoshta të pamerituar nga Kupa e Italisë.

Interi i Antonio Contes aktualisht mban vendin e dytë në klasifikim, me pikë të barabarta me Atalantën. Është brenda pritshmërive të fillimsezonit, por duhet ta mbrojë këtë pozicion, që i kërcënohet si nga bargamsakët ashtu edhe nga lazialët. Për Interin ka shumë rëndësi që të shkojë në përplasjen direkte me Atalantën në javën e fundit duke pasur avantazhin e barazimit. Zikaltrit vijnë në këtë sfidë pas fitores bindëse 0-3 në fushën e Genoas, ku shkëlqeu Lukaku me dygolësh.

Napoli, në fakt, nuk ka çfarë të arrijë më shumë në këtë kampionat. Në këto ndeshje të fundit po ngroh motorët për ndeshjen e kthimit me Barcelonën në Champions League.

Por si do të rreshtohen skuadrat në këtë përplasje prestigji në “San Siro”?

Contes i rikthehet në qendër të mbrojtjes De Vrij, ndërsa në mesfushë do të ketë në dispozicion edhe Barellan, i cili do të marrë vendin e Gagliardinit. Në vijën e parë ka balotazh mes Sanchezit dh Lautaros për të luajtur përkrah Lukakut.

Më krahun tjetër, Gattuso rikuperon Mario Ruin, i cili pritet ta nisë titullar. Maksimovic në vend Manolas, që ka probleme fizike ndërsa Demme do të bëjë regjisorin. Në sulm me Mertens të skualifikuar, pritet të luajë Milik me Insignen dhe Callejon.

Java e 37-të e Serisë A, në fakt, çelet me Parma-Atalanta, një sfidë që sa i përket rezultatit i intereson më shumë skuadrës nga Bergamo, e cila do të tentojë deri në fund ta mbyllë kampionatin në vendin e dytë. Gjithsesi, ekipi i Gasperinit do të jetë e kujdesshme në ruajtjen e energjive apo shmangien e dëmtimeve, pasi objektivi kryesor tashmë avancimi në Champions, ku në çerekfinale e pret PSG./SuperSport

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share