Gostivar:18 izolime të reja dhe 23 dënime për mosmbajtje të maskës mbrojtëse

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar për mos mbajtje të maskave mbrojtëse, gjithsej për 23 persona janë përgatitur urdhëra për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të Dekretin përkatës të qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, për 18 persona janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, dhe janë kryer kontrolle ndaj 278 personave me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullësi në lidhje me respektimin e vendimeve, ndërsa në bashkëpunim me Inspektimin Shtetrorë të Tregut, janë kontrolluar 16 objekte hotelierike në zonën e Gostivarit dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e rregullave dhe urdhrave nga vendimet dhe protokollet e qeverisë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share