Kush shkon e kush vjen te Barcelona?

Një sezon pa Champions konsiderohet jo i plotë për Barcelonën, ndërkohë që mund të mos fitohet edhe titulli kampion në La Liga. Për pasojë, te skuadra katalanase kanë filluar të paraqiten listat e para të skarcimeve. “Sport”, e përditshmja katalanase ka zbardhur disa detaje në këtë drejtim në numrin e së shtunës. Ajo ka publikuar një listë me nëntë raste të hapura të lojtarëve, që do të largohen këtë verë.

Emrat në sy të publikut janë: Arda, Cillessen, Alcácer, Rafinha, Aleix, Mathieu, André Gomes, Denis dhe Digne. Barcelona duket se do ta pastrojë grupin nga lojtarët e panevojshëm, që nuk kanë dëshmuar potencial për një fanellë të tillë.

Kjo do të shoqërohet me afrim të elementëve të rinj, që do të përforcojnë katalanasit. Një nga emrat më shumë të diskutuar është ai i brazilianit Coutinho, që shikohet si lojtari i duhur për mesfushën e Barcelonës. Po ashtu, të tjerë element janë piketuar nga departamenti teknik i Blaugranëve për t’i sjellë në “Camp Nou”.

Në këtë drejtim mbetet një problem për t’u zgjidhur, emërimi i pasuesit të Luis Enrique, sepse do të jetë trajneri i ri, ai që do të japë pëlqimet e veta për emra të veçantë në merkato.

Share





Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Share