Paris Saint-Germain fitoi Kupën e Francës

Paris Saint-Germain (PSG) u kurorëzua me fitoren e Kupës së Francës 2020 pasi triumfit ndaj Saint-Etienne në finalen e së premtes, raporton Anadolu Agency (AA).

Superylli brazilian Neymar shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 14-të në Stade de France.

Goditja Kylian Mbappe-s u prit nga portieri i Saint-Etienne Jessy Moulin, por Neymar ishte aty afër dhe gjeti rrjetën kundershtare.

Mbappe u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e parë pas një ndërhyrjeje nga mbrojtësi Loic Perrin.

Pas shikimit të VAR, Perrin u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Saint-Etienne me dhjetë lojtarë.

Fitorja i dha PSG-së trofeun e Kupës Franceze për të 13-ën herë.

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte në stadium për të ndjekur finalen.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share