Milan-Atalanta, në lojë vendi i 2-të dhe i 5-ti, kuqezinjtë pa mbrojtje ndaj zikaltrve!

Shanset e Atalantës për të fituar titullin kampion në këtë sezon të Serie A, janë pothuajse minimale, gjithsesi zikaltrit nga Bergamo do të përpiqen ta vendosin në presion Juventusin deri në momentin që bardhezinjtë do të shpallen zyrtarisht kampion të Italisë. Java e 36-të e Serie A nis me një supersfidë pasi Atalanta do të përballet me Milanin në San Siro. Kuqezinjtë dhe bergamaskët janë dy skuadrat më në formë me rikthimin e futbollit pas ndërprerjes teksa kanë arritur të grumbullojnë nga 23 pikë secila me nga 7 fitore dhe 2 barazime në 9 takimet e fundit.

Atalanta me një fitore ndaj Milanit do ta ngushtonte përkohësisht në -3 pikë distancën ndaj Juventusit kryesues në klasifikimin e Serie A, gjithsesi nëse bardhezinjtë mposhtin Sampdorian të dielën do të shpallen matematikisht kampionë të Italisë. Skuadra e Gasperinit është më e favorizuar për të marrë tre pikët edhe për vetë faktin se Milani ka shumë mungesa në këtë sfidë sidomos në mbrojtje aty ku Theo Hernandez, Musachio, Kjaer, Conti dhe Romagnoli dhe Duarte do të mungojnë. Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet në mbrojtje Pioli ka të skualifikuar edhe liderin e mesfushës Bennacer. Atalanta në krahun tjetër ka vetëm 2 mungesa mbrojtësin shqiptar Berat Gjimshiti dhe sllovenin Josip Ilicic. Por pavarsisht problemeve të shumta që kanë në formacion, kuqezinjtë do të kërkojnë të hakmerren ndaj Atalantës për humbjen turpëruese 5-0 të fazës së parë. Milan-Atalanta do të startojë në orën 21:45.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share