Liverpuli, pas 30 viteve, feston titullin kampion

Skuadra e Liverpulit, pas 30 vite, ka festuar titullin kampion , që është i 19-të në Premier Ligën në historikun në klubin anglez. Ishte kapiteni Xhordan Henderson që udhëhoqi ceremoninë, si kapiten që kishte për detyrë të ngrihte lartë trofeun, i cili kishte munguar në ‘Anfield Road’ gjatë 30 viteve të fundit.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe Xherdan Shaqiri, futbollisti me prejardhje nga Kosova, që mori një medalje kampioni. Kujtojmë se Liverpuli kompleton një sezon të paharruar futbolli, duke dominuar në elitën e futbollit anglez, pavarësisht se kishin një rival të fortë, siç ishte Mançester Siti.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share