Sonte në mesnatë shtrenjtohen derivatet e naftës

Çmimet e derivateve të naftës  prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë deri një denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,53 për qind.

Çmimet e shitjes  me pakicë të benzinës :

Eurosuper 98 63,5 den
Eurosuper 95 61,5 den
Eurodizel 53,5 den
Vaji ekstra i lehtë 53 den

Nga KRRE-ja vlerësojnë se në periudhën e ardhshme nuk presin ndryshime të mëdha të çmimeve. Sipas tyre, çmimet për momentin janë të qëndrueshme.

Me vendimin e KRRE-së për 0,605 denarë për kilogramë rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS dhe do të kushtojë 26,585 denarë për kilogram.

Si arsye për rritjen e  çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE  i potencojnë  çmimet referuese të rritura në tregun botëror në shtatë ditët e fundit te benzina mesatarisht për rreth 3,81 për qind dhe te dizeli për rreth 3,84 për qind, si dhe për 0,507 për qind  kursi më i lartë i denarit në raport të dollarit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share