Shtohen rastet e reja me koronavirus edhe në Itali

Rastet e reja me koronavirusi në Itali kanë pësuar një rritje krahasuar me ditën e shtunë.

Autoritetet shëndetësore italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 234 persona, ndërsa të shtunën ishin 188 raste të reja.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 9 persona, 8 nga të cilët vetëm në rajonin e Lombardisë.

Po ashtu, ka një shtim edhe të pacientëve të cilët kanë përfunduar në terapi intensive. Aktualisht janë 13,179 persona aktivë me koronavirusi.

Një lajm i mirë mund të quhet fakti që në rajonin e Ligurias nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*
*

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share
%d bloggers like this: