Gostivari sot shënon numrin më të lartë me të infektuar

Në rajonin e Gostivarit sot është regjistruar numri më i lartë me të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Ministria e shëndetësisë ka konfirmuar gjithsej 23 raste të reja. Sipas të dhënave nga shërbimi epidemiologjik, 16 janë nga Komuna e Gostivarit, 5 nga Komuna e Vrapçishtit,si dhe priten rezultatet edhe për 2 banorë të tjerë që dyshohet se janë të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë,gjithashtu njoftoi se një pacient pozitiv me koronë i moshës 80 vjeçare,ndëroi jetë në spitalin e Gostivarit. Raporti ditor,poashtu konfirmoi për 8 pacientë të rikuperuar nga zona e Gostivarit.

Në Repartin e Sëmundjeve Infektive në Spitalin Gostivar, 15 pacientë me Covid-19 janë të shtruar në spital, disa prej të cilëve janë në terapi të oksigjenit.

Sot rajoni i Gostivarit është në vendin e tretë në Maqedoni për sa i përket numrit të personave të infektuar me koronavirus.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share