Policia me apel për qytetarët që bëjnë grafite për partitë politike

Nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë bëjnë të ditur se në Tetovë, Gostivar dhe në vendet e këtij rajoni, janë duke u raportuar grafite në objekte të ndryshme, në të shumtën e rasteve me mesazhe politike.

Nga policia thonë se shkrimet e grafiteve në të shumtën e rasteve ndodhin gjatë orëve të vona të natës, nëpër trafostacione, mbikalime, ura dhe objekte tjera publike.

“Për këtë arsye, Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë edhe një herë rikujton, gjegjësisht paralajmëron se shkrimi i grfiteve me përmbajtje poshtëruese dhe vulgare nëpër vende dhe objekte publike, është në kundërshtim të Ligjit për higjienë publike, gjithashtu edhe ngjitja dhe grisja e afisheve, dukuri që më shumë apo më pak ende janë prezent në këtë rajon”, shprehen nga SPB – Tetovë.

Krahas kësaj, shtojnë nga SPB -Tetovë, varësisht nga lloji apo sipërfaqja e dëmtuar, ose dëmtimi i përkujtimoreve, paraqet edhe shkelje kundër qetësisë dhe rendit publik, për të cilën janë paraparë gjoba prej 1.500 deri 2.000 euro, në kundërvlerë të denarit, njofton telegrafi maqedoni.

“Në qoftë se grafitet, gjegjësisht mesazhet që transmetojnë ato, shkaktojnë urejtje nacionale, racore apo fetare dhe shkaktojnë përçarje dhe padurim, shkruajtësit e e tyre do të ballafaqohen me përgjegjësi penale (sipas nenit 319 nga kodi Penal i RMV-së)”, thuhet në njoftim.

Ata ju bëjnë apel qytetarëve që t’i evitojnë shkrimet e grafiteve dhe dëmtimet në objekte të ndryshme përkujtimore, kulturore dhe historike.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share