Shqipëri:74 të prekur me COVID-19 dhe 2 viktima në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit edhe 2 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19, duke e çuar në 81 numrin total të viktimave në Shqipëri.

Pas kryerjes së 409 testimeve rezultuan pozitivë 74 raste. Kurse numri i të shtruarve në spital ka shkuar në 81.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 37 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Korçë, Kavajë, nga 2 raste në Fier, Lushnje, Mirditë, dhe nga 1 rast përkatësisht në Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastës, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe.

Të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar në 1744 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

2 viktima – Në 24 orët e fundit 2 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid19. Një qytetare 45-vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, megjithë përpjekjet e mjekëve, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Shtrime në spital – Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht janë 81 pacientë në spital, mes tyre edhe mosha të reja. 7 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 2 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Raste të reja – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 409 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 74 raste pozitive.

Raste aktive – Në vendin tonë aktualisht janë 1213 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon edhe njëherë ndërgjegjësim nga bizneset dhe qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të distancimit fizik, vendosjes së maskës dhe higjienës personale.

Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni.

COVID-19 – Statistika (7 Korrik 2020)

Testime totale 29669

Raste pozitive 3038

Raste të shëruara 1744

Raste Aktive 1213

Humbje jete 81 (Qarku Tiranë 44, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 477

Durrës 221

Shkodër 167

Vlorë 115

Lezhë 63

Fier 49

Korçë 30

Elbasan 25

Kukës 24

Berat 16

Gjirokastër 15

Dibër 11. 

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share