Gjermania regjistron 4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, 219 raste të reja

Katër persona kanë humbur jetën në Gjermani për shkak të koronavirusit në 24 orët e fundit.

Po ashtu mësohet se u identifikuan 219 raste të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 196,554. Ndërkohë, numri në total i të vdekurve ka shkuar në 9,016.

Kujtojmë se qeveria gjermane i ka hequr kontrollet kufitare me shtetet anëtare të BE-së dhe me disa vende të tjera. Siç dihet tashmë Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share