Pesë viktima dhe 78 raste të reja me Covid-19, shërohen 172 pacientë

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë 24 orëve të fundit, janë bërë 894 teste, ndërsa janë regjistruar 78 raste të reja me Kovid-19. Në Shkup-26, Kumanovë-4, Dibër-1, Shtip-17, Tetovë-9, Strugë-3, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-5, Kriva Pallank -1, Koçan -1, Probistip-3, Vinica -1, Shën Nikoll-5.

Ndërkaq nga Instituti i Shëndetit Publik bëjnë të ditur se janë shëruar 172 të infektuar edhe atë: Shkup-72, Kumanovo-53, Shtip-20, Prilep-4, Tetovë-10, Veles-1, Gostivar-5, Probistip-2, Resen-4, Negotino-1. Gjatë 24 orëve të fundi nga Kovid-19 kanë vdekur pesë të infektuar, tre pacientë nga Shkupi, dhe nga një nga Kumanova dhe Struga.

Në Klinikën për sëmundje infektive kanë vdekur dy pacientë të moshës 70 dhe 80 vjeç, ndërsa në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit të Shkupit “8-Shtatori” kanë vdekur dy pacient të moshës 77 dhe 63 vjeç. Në Strugë ka vdekur pacient i infektuar me Kovid19 i moshës 86 vjet.

Deri më tani, janë kryer gjithsej 68.059 teste në vend.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 7124, numri i pacientëve të shëruar është 3199, numri i vdekjeve është 346, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3579.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share