Intelektualët shqiptarë me letër publike: Ndryshimi, shansi i fundit për shpëtim kombëtar

Të dëshpëruar nga qeverisja e deritanishme e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe të shqetësuar për fatin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut në momentet kyçe për të ardhmen e vendit dhe shoqërisë, pesëmbëdhjetë intelektual shqiptar, në mesin e tyre profesor universitar, doktor shkencash, ish ministra, ish diplomat, publicist dhe të tjerë, kanë shkruar një letër të hapur me të cilën i ftojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut të votojnë për të bërë ndryshimin në kampin politik shqiptar. Ndryshimet duhet të na ndodhin jo vetëm si rezultat i logjikës demokratike, por aq më shumë si shpëtim historik. Kjo mund të jetë shansa e fundit për ekzistencën tonë thuhet në letrën e nënshkruar nga:

Intelektualët shqiptarë

Prof. dr, Sabaudin Zhuta, Prof. dr. Etem Aziri, Prof.dr. Nazmi Maliqi, Prof.doc. Arlinda Kadri, Prof.dr. Mersel Bilalli, Prof. dr. Mitasin Beqiri, Prof.dr. Zemri Elezi, Prof. doc. Naser Hetemi, Prof. doc. Zineta Asani, Prof.dr. Izmit Durmishi, Muhamed Alili –ish diplomat, Xhevdet Hajredini – ish minister, Fejzi Hajdari –pulicist, Mahi Nesimi –publicist, Xhenur Iseni -analist

Letër publike nga intelektualët shqiptar

“Ne profesorët universitar e intelektual të nënshkruar më poshtë, seriozisht jemi të brengosur për dozën e manipulimit politik me ndjenjat e popullit që është duke ndodhur për vite ndër ne. Garnitura politike, vite me radhë para popullit i japin premtime shpesh të pavërteta me qëllim mashtrimi kolketiv, kurse pas mbarimit të zgjedhjeve gjithçka shkon në haresë apo konvertohet në tendera. Kurse premtuesit dhe fituesit pa kurfar legjitimiteti e kredibiliteti moral, vazhdojnë të udhëheqin me pushtetit duke bë keqpërdorime. Këtë e pamë edhe në rastin e pranimit të stemës – luanit VMRO-ist, që duhej të instalohej nëpër letërnjoftimet tona, pasaporta, diplomat, çertifikatat, shenjat policore e ushtarake etj.  Këte e pamë edhe gjatë votimit të ligjit për natalitetin që i përjashtonte shqiptarët e në shumë raste tjera. Kjo u pa edhe nga shumë montime të rrezikshme destabilizuese që përfunduan me gjakderdhje, vetëm që të mbrohet nëntoka. Kjo ofendon inteligjencën e njeriut mesatar”

Intelektualët e nënshkruar në këtë letër thonë se për gati njëzet vite, popuj dhe shtete të ndryshme kanë mbrri rezultate spektakulare zhvillimore, kurse për udhëqësit tanë çdo gjë shkon prapa dhe jemi rasti i vetëm në botë, ku për 20 vite shkojmë pas. Kjo, thuhet më tej në letër, ka bërë shpërnguljen marramendëse të përmasave biblike të popullatës më vitale shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Mbi gjysma e fëmijve shqiptar nga ky shtet, tani lindin jashtë. Pjesa jonë e popullatës, kujtojnë intelektualët, shpërngulet afro tri herë më shumë se mesatarja ballkanike dhe kjo me të drejtë mund të merr epitetin – eksod shekullor që do mbetet në librat e historisë si tragjedi kolektive e shkaktuar nga një garniture e papërgjegjshme që tani 20 vite udhëheq me ne.

Letër publike nga intelektualët shqiptar

“Ndër vite këtu, nga askush s’janë marrë ide se çka duhet bërë, madje janë penguar dhe kushtëzuar ata që kanë planifikuar ndonjë investim. Tani afro gjysma e popullsisë shqiptare e Maqedonisë së Veriut ka lënë trojet e veta duke lënë nënat e mjeruara. Çdokush nga ne brengoset kur shtëpitë përreth tij mbeten të zbrazura, ku humbet çdo objektivë zhvillimore, ku humbet vullneti e perspektiva. Shofin në rrethet e në lagjet tona se çdo ditë e më shumë jeta bëhet deprimuese. Shkollat mbeten pa zërin e ëmbël të fëmijëve, punëtoritë mbyllen, prodhimi pakësohet, shëndetësia shkatërrohet, kurse pushteti me logjikën e të dehurit hudhë paratë e fundit në çdo anë që sërish të mbetet në krye të shtetit. Shqiptarët këtu s’kanë nevojë për patriotizma boshe që pastaj dikush lehtë i konvertohen në treg të zi, por për zhvillim në çdo sferë, për punësim, për arsim kualitativ dhe për jetë normale këtu”

Në fund të letrës, intelektualët shqiptar ju apelojnë bashkatdhetarëve që kësaj here si shansa e fundit e shpëtimit të mendojmë për ndryshime në kampusin politik shqiptar.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share