Ambasadorja e habitur me Kosovarët: Askush s’po shqetësohet për virusin – Prishtina si qytet-aheng

Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, është e shqetësuar me pakujdesinë që kosovarët po tregojnë në raport me Coronavirusin.

Grumbullimi i njerëzve në Prishtinë e ka frikësuar finlandezen e cila ka kërkuar qytetarët që të jenë të kujdesshëm, nëse jo për vete, të paktën për njerëzit e tyre të afërt.

“Dje kam kaluar nëpër qytet (Prishtinë) dhe me të vërtetë dukej si një qytet ahengu. Numrat me corona po rriten shpejt dhe duket sikur askujt nuk po ia ndjenë. Bëni kujdes, ju lutëm, nëse jo për ju, për prindërit tuaj, gjyshërit, dhe të afërmit që janë të sëmurë. Faleminderit dhe respekt për ata që janë në linjën e parë të frontit”, ka shkruar ambasadorja në Twitter, njofton Insajderi.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share