Parlamenti Europian kërkon zgjedhje fer dhe kredibile, ndërsa nga politikanët sjellje të përgjegjshme

Eurodeputetët përgjegjës për marrdhëniet me Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Europian kërkojnë fushatë kredibile, transparente dhe objektive zgjedhore, pa dezinformata dhe frikësime,transmeton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Ilhan Kyçyk, raportuesi për Maqedoninë e Veriut, shprehet se më 15 korrik, populli në Maqedoninë e Veriut do ta shfrytëzojë të drejtën e vet politike të vendosë se kush do të udhëheqë me shtetin në katër vitet e ardhshme, duke e udhëhequr vendin nëpër disa faza kyçe të negociatave me BE-në.

Mesazhi i tij para zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, së bashku me kryetarin dhe nënkryetarin e komitetit parlamentar, Andreas Shnajder dhe Marion Valsman, është se këto zgjedhje do të jenë test për pjekurinë politike në vend.

Duke patur parasysh krizën shëndetësore, eurodeputetët do të kërkojnë nga të gjithë aktorët politik të sillen përgjegjshëm.

“Kërkojmë nga autoritetet të sigurojnë proces zgjedhor fer dhe me masa mbrojtëse adekuate”, shkruajnë eurodeputetët.

Ata gjithashtu kujtojnë se marrëveshjet e fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe Bullgarinë do të jenë “në qendër të së ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut”, duke lënë të nënkuptohet me këtë edhe fokusi i kornizës së negociatave të Brukselit në negociatat e ardhshme të anëtarësimit në BE.

“Përmes gjithpërfshirjes, tolerancës dhe diplomacisë pozitive, Maqedonia e Veriut ka treguar se është e përkushtuar të tejkalojë ndarjet e brendshme dhe të jashtme, duke dhënë shembull për fqinjësinë. Vazhdimi i dialogut ndërpartiak pas zgjedhjeve ka rëndësi të madhe. Anëtari më i ri i NATO-s ka nevojë për siguri politike për të vazhduar në rrugën e konsolidimit demokratik dhe procesit të transformimit”, është porosia e Parlamentit Evropian dy javë para zgjedhjeve parlamentare.

Pas zgjedhjeve, eurodeputetët rikujtojnë, do të jetë e nevojshme institucione plotësisht funksionale, si dhe opozitë të përkushtuar për të udhëhequr vendin përmes krizës ekonomike pas Kovid-19 dhe përmbushjes së reformave të BE-së.

Parlamenti Evropian mirëpret përpjekjet e Komisionit Evropian për të paraqitur sa më shpejt kornizën e bisedimeve dhe i nxit vendet anëtare që ta miratojnë atë pa vonesë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share