Më 1 korrik BE do të hapë kufijtë me 14 vende, mes tyre nuk është Maqedonia

Maqedonia e Veriut nuk është në listën e vendeve, qytetarët e së cilës do të lejohen të hyjnë në Bashkimin Evropian kur të rihapë kufijtë e saj të jashtëm të mërkurën.

Edhe pse Brukseli ka njofëtuar më parë planet për hapjen e kufijve evropianë me Ballkanin Perëndimor më 1 korrik, vetëm Serbia dhe Mali i Zi janë në listën e 14 vendeve “të sigurta” në rajon. Përveç tyre edhe qytetarët e Algjerisë, Australisë, Kanadasë, Xhorxhisë, Japonisë, Marokut, Zelandës së Re, Ruandës, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë dhe Uruguajit do të lejohen të hyjnë në BE, njofton Sdk.mk.

Nga BE njoftojnë se lista do të rishikohet çdo dy javë.

Siç pritej, SHBA, Rusia dhe Kina nuk ishin në listë. Brukseli ka shprehur gatishmërinë për të përfshirë Kinën, por vetëm nëse ofron një marrëveshje reciproke të udhëtimit për banorët e BE-së.

Anëtarët e Bashkimit Evropian më parë kanë hequr kufizimet e brendshme të udhëtimit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share