Mbi 10 milionë të infektuar/ Afro 5.5 milionë njerëz kanë fituar betejën me COVID-19

Mbi 10 milionë njerëz janë infektuar me virusin Covid-19 në mbarë botën që kur ai u zbulua për herë të parë në Kinë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar.

Rreth 6 muaj më pas, koronavirusi u ka marrë jetën më shumë se 500 mijë personave, të cilët vuanin edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, pjesa më e madhe e tyre të moshuar.

Sipas të dhënave të universitetit Xhons Hopkins aktualisht janë më shumë se 5.5 milionë njerëz të shëruar nga sëmundja.

Por ndërsa niveli i përgjithshëm i vdekjeve ka shënuar rënie në javët e fundit, situata mbetet kritike kryesisht në SHBA, Indi, Brazil dhe pjesë të Azisë. ¼ e viktimave të regjistruara janë në SHBA.

Në rreth 6 muaj numri i vdekjeve nga Covid-19 e ka kapërcyer numrin e njerëzve që vdesin çdo vit nga malaria, një nga sëmundjet më vdekjeprurëse infektive.

Disa vende evropiane me popullsi më të vjetër kanë raportuar nivele më të larta të vdekshmërisë, kryesisht Italia dhe Spanja.  Por vetëm 46% e viktimave janë mbi moshën 80 vjeç. Ndërsa në Indonezi shume fëmijë kanë humbur betejën me virusin, për shkak edhe të sëmundjeve të tjera.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share