Nesër testet mjekësore të Hakimit tek Interi

Achraf Hakimi pritet që nesër të zbarkojë në Milano për t’i kompletuar testet mjekësore me Interin.

Sipas “Sky Sport Italia”, sot janë mbyllur detajet e fundit të marrëveshjes, nga e cila Hakimi kalon në Inter prej Real Madridit për 40 milionë euro.

Ai do të udhëtojë në Itali nesër, dhe pas testeve mjekësore, do të nënshkruajë kontratë pesë-vjeçare me Interin, ku do të ketë pagë vjetore prej pesë milionë eurosh.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta e konfirmoi dje se është optimist se marrëveshja do të arrihet sot.

Hakimi ka qenë i huazuar te Dortmundi në dy vitet e fundit, por Interi ka punuar shumë prej dy muajsh për ta transferuar atë.

21-vjeçari ka bërë 45 paraqitje për Dortmundin këtë edicion, duke shënuar nëntë gola dhe duke dhuruar dhjetë asistime.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share