Lëvizja Antibixhoz kërkon që mbyllja e lojërave të fatit të jetë kusht për formimin e qeverisë së ardhshme

Vrasja e dy të rinjve në një kazino në Shkup, ka bërë që sot Lëvizja Antibixhoz, nga sheshi i Tetovës të kërkojë nga partitë politike që të angazhohen për mbylljet e tërësishme të kazinove dhe bastoreve, e jo të jenë 3 kilometra larg vendbanimeve, siç kishin kërkuar më parë.

“Lëvizja Antibixhoz kërkon mbylljen me çdo kusht të objekteve të lojërave të fatit. Kërkojmë të deklaroheni dhe të veproni deri në arritjen e situatës sikur në Shqipëri dhe Kosovë. Nga subjekti fitues shqiptar kërkojmë që të kushtëzojnë shumicën parlamentare për formimin e qeverisë së ardhshme” tha Jushi Emurllai nga Lëvizja Antibixhoz, raporton tv21.tv.

Madje ai u bëri thirrje qytetarëve që të votohet ajo parti që do të plotësojë kërkesën për mbylljen e objekteve të lojërave të fatit.

“Ne edhe një herë do të mbajmë press konferencë para ditës së votimit ku do të dalim me qëndrim të prerë se ne kërkojmë me çdo kusht mbylljen e lojërave të fatit në Maqedoninë e Veriut, sepse ky shtet është bërë një bastore e madhe, andaj edhe një herë ju informojmë se në ditën e parafundit të fushatës zgjedhore ne do të dalim me qëndrim” tha Emurllai duke u përgjigjur në pyetjen nëse po bëjnë thirrje që të mos votohen, pasi siç u tha, asnjë parti prerë nuk e premton mbylljen e të gjitha objekteve të lojërave të fatit.

Nga Lëvizja Antibixhoz sot nuk e bllokuan autostradën Tetovë-Shkup, siç kishin paralajmëruar, e kjo për shkak të pandemisë, që siç thanë, të mos krijohen siuata të palakmueshme në këtë kohë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share