Task Forca zvicerane kërkon që vënia e maskave të bëhet e detyrueshme

Numri i infeksioneve të përditshme me koronavirus  në Zvicër ka shkuar duke nu rritur në vazhdimësi gjatë javës që shkoi. Të shtunën janë raportuar 69 infeksione të reja ndërsa sot, e dielë, 62 sosh.

Nisur nga realiteti që tregon rritje të qartë të numrit të të prekurve, Task-forca federale ka bërë thirrje që të futet detyrimi për vënie të masakve mbrojtëse në nivel vendi, shkruan srf.ch.

“Ne ju rekomandojmë të mbani maskë në transportin publik dhe kudo që gjurmimi duke përdorur SwissCovid (aplikacioni për  ndjekje të gjurmëve) nuk është i mundur” ka thënë Matthias Egger, kreu i grupit të ekspertëve, për gazetën Sonntagszeitung.

Deri më tani, në Zvicër, vetëm në rastin e demonstratave është e detyrueshme vënia e maskës, transmeton albinfo.ch. Ndërsa vendosja  e maskës mbrojtëse në transportin publik, vetëm rekomandohet. Rritja e fundit e numrit të infeksioneve ka aardhur për shkak të zbutjes së parafundit të masave, asaj të 6 qershorit dhe hapjes së kufirit në 15 qershor, ka shtuar Matthias Egger.

Ndërkaq, pasojat e zbutjes së ndalimit të ngjarjeve me deri në 1000 njerëz, ende nuk mund të shihen.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share