Shkon në mbi 10 milionë numri i të infektuarve me Covid-19 në mbarë botën

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën ka shkuar në mbi dhjetë milionë.

Përpos të infektuarve, numri i viktimave ka shkuar në mbi 499 mijë persona, shkruan “The Guardian”.

Shtetet e Bashkuara dhe Brazili vazhdojnë të jenë në krye të listës së vendeve më të prekura. Ato e kanë numrin më të lartë të të infektuarve, por edhe shifrat më të larta ditore të rasteve të reja.

Gjendja është përkeqësuar edhe në Indi, Meksikë dhe në disa shtete të Amerikës Latine, ndërsa Rusia ka filluar të shënojë rënie të shifrës ditore të rasteve.

Rastet e para të koronavirusit u shënuan në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Wuhan të Kinës. Pandemia tash është përhapur në rreth 190 shtete dhe rajone të botës.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share