A do të japë Thaçi dorëheqjen? Presidenti u drejtohet sot qytetarëve pas akuzave për krime lufte

epa05792927 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci during his meeting with Norwegian Minister of Foreign Affairs Brende Borge (not pictured) in Pristina, Kosovo, 14 February 2017. Borge is one-day official visit to Kosovo. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi, sot (28 qershor) do tu drejtohet qytetarëve me një fjalë nga zyra e tij.

Ky do të jetë adresimi i parë i presidentit pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Hagë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai të premten (26 qershor), përmes një postimi në Facebook, pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit.

“Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund”, ka shkruar Thaçi.

Ajo çfarë pritet të mësohen është se a do të japë dorëheqjen tashmë Hashim Thaçi siç bëri ish-kryeministri Ramush Haradinaj një vit më parë kur la postin e kryeministrit për t’u përballur me aktakuzat.

Prokroria Speciale në Hagë ngriti aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Në aktakuzë pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afro 100 vrasje të paligjshme.

Për këtë arsye, Thaçi anuloi vizitën e tij në Uashington, dhe të njëjtin veprim bëri dhe kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, duke bërë që takimi më 27 qershor mes Kosovës dhe Serbisë të mos realizohej.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share