Mbi 9.8 milionë të infektuar me COVID-19 në botë, Brazili shifër rekord, rreth 47 mijë vetëm në 24 orët e fundit

Rastet me koronavirus në botë kanë kaluar shifrën e 9.8 milionë, ndërsa numri i të vdekurve po afron 500 mijë, më saktë 494,375 sipas të dhënave të Johns Hopkins University.

Deri tani janë shëruar 4.945.589 persona. Shteti më i prekur nga koronavirusi është SHBA me 2,467,837 nga të cilët kanë vdekur 125,039 persona. Më pas është Brazili me 1,274,974 dhe 55,961 të vdekur.

Situata në Brazil është mjaft shqetësuese pasi vetëm në 24 orët fundit janë infektuar 46.860 persona dhe kanë ndërruar jetë 990 të tjerë. San Paolo është qyteti më i prekur me 258.508 të infektuar dhe 13.966 të vdekur. Pas Brazilit është Rusia me 619,936 të infektuar dhe 8,770 të vdekur.

Më pas vjen India me 508,953 dhe 15,685 të vdekur. Në vend të pestë është Britania e Madhe me 310,836 dhe 43,498 të vdekur. Pas Britanisë është Peruja me 272,364 të infektuar dhe 8,939 të vdekur.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share