Regjistrimi në shkollat e mesme, afati i tretë më 29 qershor

Shkollat e mesme profesionale në rajonin e Gostivarit do të pranojnë gjysmë-maturantë edhe në afatin e tretë për regjistrim. Në dy afatet paraprake, nuk janë plotësuar të gjitha vendet e lira. Në shkollën e mesme teknike të Gostivarit vende të lira kanë mbetur në drejtimet makineri, automekanik dhe teknologji ushqimore.

“Me mbarimin e shkollës së mesme teknike, ato në të ardhmen kanë të drejtë të jenë edhe biznesmen edhe të inkorporohen në ndërmarrje të ndryshme private apo kompani të ndryshme në tregun e punës. Ndaj, apeloj edhe një herë që ta shfrytëzojnë rastin të rinjtë apo semimaturantët që të mbarojnë një shkollë të mesme profesionale”- deklaroi Besir Saliu, sh.m.t.k “Gostivari”.

Gjysmë -maturantët që tashmë janë refuzuar nga ndonjë nga shkollat e mesme kanë edhe një mundësi konkurrimi, Bëhet fjalë për afatin e tretë për regjistrim, të hënën me 29 qershor.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share