Pëllumb Pipero: Ju lutem na dëgjoni, po preken edhe moshat e reja. Maska mjeti kryesor mbrojtës dhe më pas vjen distancimi

PIPERO DEL NGA INFEKTIVI -Doktor Pellumb Pipero duke dale nga Sherbimi Infektiv ne Qendren Spitalore Universitare Nene Tereza, QSUT, i cili eshte kthyer ne karantine. Deri tani jane konfirmuar 123 raste me koronavirus ne Shqiperi, nder te cilet 5 kane nderruar jete dhe 10 prej tyre jane sheruar. /r/n/r/nDOCTOR EXITS INFECTIOUS DISEASES WARD - Doctor Pellumb Pipero leaves the Infectious Diseases Ward at Mother Teresa University Hospital Center, QSUT, which has been turned into a quarantine. So far, 123 cases of coronavirus have been confirmed in Albania, of which 5 have died and 10 have recovered.

Mjeku i njohur i Infektivit Pëllumb Pipero përmes Report Tv u ka bërë një thirrje qytetarëve që përballë situatës ku ndodhemi me rritjen e numrit të rasteve me COVID cdo ditë e më shumë dhe fataliteteve, të zbatojnë masat anti-COVID, maska, distanca dhe higjiena.

Tashmë nuk ka më të panjohura të mëdha, por duhet kujdes i madh. Maska është mjeti kryesor mbrojtës, më pas vjen distanca, atje ku nuk ruajmë distancën duhet të vendosim maskën, më pas higjiena, por kryesore është maska dhe distanca. Ju lutem, ju lutem, ju lutem respektoni masat“.

Pipero tha se Infektivi është në kapacitet maksimale për shkak të shtimit të rasteve në javët e fundit. “Numri i rasteve të infektuara dhe të sëmurë nga COVID dhe të shtruar është shtuar, jemi në kapacitetet maksimale. Dinamika e rasteve është e ndryshme. Kemi raste, mesatarisht të rënda, dhe të rënda, kemi edhe mjaft në shërim e sipër, 14-15 janë në terapi intensive. Krahas të shtuarve pozitive, kemi edhe të shtruar“.

Por a ka më kapacitete shëndetësia shqiptare në rast të një skenar të paparashikuar? “Tashmë mjekësia shqiptare i ka kapacitetet për të përballuar cdo skenar të mundshëm. Mjekësia ka pak në dorë, më shumë kemi ne që duhet të ruhemi. Maska dhe distanca dhe higjiena e duarve. Ju lutem të gjithë qytetarëve vendosni maskën dhe ruani distancën, virusi mund të na vrasë cdo ditë. Ju lutem më dëgjoni mua dhe kolegët, na dëgjoni ne specialistët. Janë disa skenarë, pas spitalit COVID-1 është gati ish-Kirurgjia e vjetër dhe të tjerët“.

Pipero kërkoi që mjeku i familjes të jetë më i përfshirë. “Por duhet që mjeku i familjes të jetë më në lojë. Ai që ka nevojë për spital të vijë sa më shpejt. Personi rri 12 ditë në shtëpi sa të pësojë komplikacione, ka edhe nga ata që vijnë për një telefonatë, ndërkohë ata me komplikacione vijnë me vonesë“.

Në javët e fundit, në Shqipëri, ashtu si në vendet e tjera të botës është ulur mosha e të prekurve, ndërsa pak ditë më parë u shënua edhe viktima më e re 35-vjeç nga Librazhdi. “Dua të them se studimet dëshmojnë se është ulur edhe në botë mosha e të prekurve, tashmë diskutohet mes 29-39 vjeç, pavarësisht sa e manifestojnë.

Edhe mosha mesatare te ne është ulur në mos gaboj është 60 apo 59-vjeç. Por ka edhe të rinj mes tyre, edhe persona që nuk kanë sëmundje bashkëshoqëruese, prek disa organe njëkohësisht c’ka dëshmon edhe njëherë se përvec moshave të rrezikuara, mund të rrezikojë edhe të tjera” tha mjeku.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share