Gostivar:Gjobiten 22 banorë për mosmbajtjen e maskës

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar janë evidentuar 32 persona të rinj në izolim me vendim të Inspektoratit Shtetërorë Sanitar Shëndetësorë, ndërsa janë kontrolluar 326 persona që janë në izolim.

Kurse sa i përket vet-izolimit gjatë kësaj periudhe, 10 persona të rinj kanë nënshkruar deklaratë dhe është kryer kontroll ndaj 90 personave tjerë që janë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 22 personave janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Në bashkëveprim me Inspektoratin Shtetrorë të Tregut, janë kryer kontrolle nëpër 13 objekte hotelerike në Gostivar, në të cilat nuk janë konstatuar shkelje të protokollit për punë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share