Gostivar:25 banorë tjerë në izolim

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, në Gostivar, janë evidentuar 25 persona të rinj në izolim, me vendim të Inspektoratit Shtetërorë Sanitar Shëndetësorë, ndërsa janë kontrolluar 320 persona që janë në izolim. Kurse sa i përket vet-izolimit gjatë kësaj periudhe, 9 persona të rinj kanë nënshkruar deklaratë dhe gjithashtu, është kryer kontroll ndaj 75 personave tjerë që janë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 20 personave janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Në bashkveprim me Inspektoratin Shtetrorë të Tregut, nuk janë kryer kontrolle nëpër objekte hotelerike lidhur shkelje të protokollit për punë.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share