32 Gostivaras dënohen për mosmbajtjen e maskave

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në Gostivar, sipas të dhënave statistikore, janë evidentuar 44 persona të rinj në izolim me vendim të Inspektoratit shtetrorë sanitar shëndetsorë, ndërsa janë kontrolluar 312 persona që janë në izolim. Kurse sa i përket vet-izolimit gjatë kësaj periudhe, vetëm 2 persona të rinj kanë nënshkruar deklaratë,kurse është kryer kontroll ndaj 75 personave tjerë që janë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 32 personave janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të nenit 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share