Tetë raste të reja me Covid 19 në rajonin e Gostivarit

Nga testimet e 24 orëve të fundit edhe 8 banorë në rajonin e Gostivarit kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Nga rastet e reja, dy janë nga Gostivari, kurse gjashtë nga Vrapçishti.

Sipas informacioneve të Shtabit ndërkomunal të emergjencave në Gostivar, dy raste janë regjistruar në fshatin Dobërdoll, katër në Negotinë dhe dy në qytetin e Gostivarit.

Për momentin në Komunën e Gostivarit ka 9 raste aktive me Covid 19, kurse në Komunën e Vrapçishtit 11.

Nga fillimi i pandemisë në rajonin e Gostivarit janë testuar 438 persona, prej ku 41 persona dolën pozitiv, 19 në Gostivar, 20 në Vrapçisht dhe dy në Komunën e Mavrovës.

Tre persona fatkeqësisht nuk i mbijetuan koronavirusit, një në Gostivar dhe dy në Vrapçisht

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share