SH.K.A “Jahi Hasani” do të bëhet me amfiteatër veror

Në hapsirat e SHKA “Jahi Hasani” kanë qendruar për vizitë zëdhënësi i Komunës së Gostivarit, Jasin Demiri i shoqëruar nga drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingjet publike dhe Gjelbërimi”, Bekim Çelebiu. Pas njohjes me punët dhe aktivitetet e Shoqërisë nga Çegrani, për periudhen e kaluar dhe planet e saj për të ardhmen, Demiri fillimisht shprehu falenderim për sukseset dhe famën që ka krijuar për Çegranin dhe Gostivarin “Jahi Hasani”.

“Për ta mbështetur punën tuaj dhe për tu siguruar kushte me të mira pune, ne erdhem sot që tu gëzojmë e t’ju japim nji stimul më shumë artistëve tanë që na bëjnë gjithmonë krenar në skena tè ndryshme nëpër botë. Jemi dakorduar që së bashku të fillojmë të ndërtojmë amfiteatrin veror që do jetë nji projekt që do të zhvillojë më shumë aktivitetet kulturore në këtë vend”,

ka theksuar Demiri. Drejtori i N.P. “Parkingjet publike dhe gjelbërimi”, Bekim Çelebiu theksoi se për pamjen më të bukur, pjesën gjelbëruese të parkut do të kujdeset ndërmarrja në fjalë. Në fund kryetari i SHKA “Jahi Hasani”, Zani Memedi falenderoj të pranishmit për vizitën dhe uroj që ky projekt të realizohet sa më shpejtë.

“Uroj qe kjo nismë të kurorëzohet me manifestimin tradicional “Eksodi kosovar – Kampi Cegranit”, si dhe jubileu “30 vjet nga falja e gjaqeve në Rudinën e Çegranit 1990-2020″, organizim ky që do të mbahet gjatë muajit korrik të këtij viti”,deklaroi Memedi. Duhet theksuar se projekti në fjalë “Amfiteatri veror” do të ketë nevojë edhe për donatorë tjerë, të cilët mund të japin kontributin e tyre.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share