Spitali Gostivarit pajiset me steriliziues anti Covid donacion i Qendrës Ndërkombëtare për Paqë dhe Tolerancë

Spitali i Përgjithshëm i Gostivarit, ka bërë promovimin e një aparati të ri, gjegjësisht të sterilizatori të ajrit, i cili mundëson edhe zhdukjen e virusit korona përmes rrezeve ultar-vjollcë. Aparati vjen si donacion nga Qendra Ndërkombëtare për Paqë dhe Tolerancë, të cilin donacion e ka ndërmjetësuar deputeti nga Gostivari, Fadil Zendeli, i cili është anëtar i kësaj shoqate. Ai me këtë rasr bëri të ditur se një aparatë i njejtë është dhuruar edhe për Klinikën Infektive në Shkup.

Aparati i ri bën zhdukjen deri në 65 metra katrorë të mikro-organizmave, tha drejtori i Spitalit të Gostivarit, Jakup Jakupi, i cili ka falenderuar, deputetin Zendeli për sigurimin e këtij donacioni. Ai tha se me këtë aparat do të rritet siguria nga Covid 19 në institucionin që ai drejton.

Aparati i ri është vendosur menjëherë në funksion, ndërsa me të ,ditëve në vijim do të bëhet sterilizimi i çdo hapësire pranë spitalit të Gostivarit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share