Rikthet Ora Policore në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot (03.06.2020) gjatë vazhdimit të seancës së 60-të ka sjellur këtë vendim:

Orë policore: – E Enjte prej ora 21.00 deri ditën e hënë ora 05.00, edhe atë për qytetet: Shkup, Kumanovë, Shtip dhe Tetovë. Ndërsa për qytetet tjera orë policore: – E Premte, e shtunë dhe e dielë, prej ora 16.00 – 05.00.

Ora Policore, fillon nga dita e nesërme me fillim prej ora 21. Për qytetet Shkup, Tetovë, Kumanovë e Shtip ora policore do të vlen deri të hënën në ora 5 të mëngjesit, me atë që de fakto këto qytete hyjnë në karantinë të plotë shtetërore.

Sa kaq, qytetet e tjera, nga dita e premte do të kenë orë aktive policore nga ora 16 dhe deri ora 5 të ditës së nesërme. Ora policore, do të vlen deri ditën e hënë, kur  dhe pritet një vendim i ri. Pra, qytetet e tjera nga dita e nesërme orën policore e fillojnë nga ora 21, ndërsa nga e premtja nga ora 16 deri ora 5 të mëngjesit.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share