Regjistrohet një person i ri në izolim dhe 16 të tjerë në vetizolim

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, pjestarët e policisë ,gjatë kësaj periudhe në Gostivar kanë evidentuar një person të ri në izolim me vendim të Inspektoratit shtetëror sanitar shëndetësor, me vendime nga Inspektorati i njejtë,gjithashtu janë kontrolluar 24 persona të cilët janë në izolim, ndërsa, sa i përket vet-izolimit gjatë kësaj periudhe kanë nënshkruar deklaratë 16 persona të rinj dhe gjithashtu është kryer kontrol ndaj 45 persona tjerë që janë në vet-izolim.

Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 25 personave janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për “mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të neni 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtëse.

Në bashkëveprim me Inspektoratin shtetërorë të tregut janë kontrolluar gjithsej 49 objekte hotelerike,kurse, në një objekt në Gostivar, është konstatuar se nuk është respektuar protokolli i punës.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share