Ekspertët: Rritja e numri të të infektuarve, rezultat i mosdisciplinës qytetare

Maqedonia e Veriut sërish ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me koronavirus. Të martën sipas Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar mbi 60 të infektuar dhe një i vdekur me çka numri i atyre që kanë humbur betejën me COVID-19, ka arritur në 141 ndërsa i të infektuarve në rreth 650 kurse i të shëruarve në mbi 1500 nga më shumë se 2,300 të infektuar që nga fillimi pandemisë.

Të dhënat kanë të bëjnë nga testimi i afër 700 mostrave. Që nga fillimi i pandemisë, institucionet kanë kryer mbi 31 mijë teste që paraqet shifrën më të lartë të testeve mes shteteve të rajonit.

Duke komentuar numrin e lartë të të infektuarve, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se kjo është rezultat i mosrespektimit të masave, por edhe i numrit të lartë të testeve që po kryhen në vend.

Ai konsideron se pavarësisht shifrave të larta, nuk ka vend për panik pasi gjendja sipas tij është nën kontroll. Të gjithë të prekurit janë në gjendje stabile dhe dëshmi për këtë siç thotë Filipçe, është fakti se në spitale ka shumë pak persona të shtruar. Ai thotë se institucionet po shqyrtojnë edhe mundësinë e rikthimit të masave nëse gjendja vazhdon të rëndohet.

Edhe ekspertët shprehen se rritja e numrit të të infektuarve është si rezultat i qytetarëve që nuk janë të disciplinuar dhe që nuk respektojnë masat.

Eroll Rizaov, opinionist, për Zhurnal shprehet se sistemi shëndetësor shumë mirë po ballafaqohet me pandeminë. Sipas tij, edhe nëse 90% të qytetarëve respektojnë masat, mjafton 10 % të qytetarëve të mos respektojnë dhe pastaj ti infektojnë edhe të tjerët, gjegjësisht të kemi rritje të numrit të të infektuarve.

“Tani filluam të krahasohemi me rajonin, ndërsa më parë u krahasonim me Evropën. Tani me Evropën nuk na konvenon të krahasohemi, e tani krahasohemi me rajonin. Unë kam besim të plotë në sistemin shëndetësorë të Maqedonisë sepse nuk prisja që aq shumë do të jetë e suksesshëm. Mendoj se Maqedonia duke e parë gjendjen në shëndetësi shumë mirë po ballafaqohet me krizën, ndërsa tani kjo që u paraqit gjatë ditëve të fundit apsolutisht është rezultat i mosdisciplinës qytetare, gjegjësisht mosdisciplinë personale. Shikoni, mundet që 90% të respektoni masat që janë sjellur, mjafton që 10% të mos i respektojnë dhe të kemi rritje të të infektuarve. Ne kemi dasma, liturgjia, kemi xhamia, kemi zakone, kemi vizita dhe kjo nuk është në rregull”, ka deklaruar për Zhurnal, Eroll Rizaov, opinionist.

Nga ana tjetër, Selim Ibraimi, analist, i cili për momentin po qëndron në ShBA, për Zhurnal shprehet se COVID-19 i ka gjetur të papërgatitura shumë shtete të zhvilluara industriale me qeveri stabile dhe fuqi ekonomike që shumë lehtë mund të menaxhonin kizën e re.

Ai thotë se në shtetet perëndimore gjendja është përmirësuar me kapacitetet shëndetësore dhe menaxhimin adekuat dhe në kohë.

“Ne BE ka pasur adresim në disa faza dhe disa shtete nuk kanë pasur përgjigje të njëjtë ndaj luftës kundër COVID-19, ashtu sic e gjemë në SHBA në disa shtete mirë dhe stabile në disa me përmasa katastrofale. Në MV rishfaqja e krizës lidhet me tre komponentë 1.Menaxhimi 2. Prania e dezinformatave në popullatë 3. Politika ditore. Në rast se do të rishikohet njëra nga këta tre pika dhe do të aplikohen masa tjera që shkojnë në zbutjen e krizës, me siguri gjendja do të jetë më ndryshe.cMV gjithashtu duhet të ndërtojë kapacitete urgjente në shëndetësi për të përballuar fluksin eventual të të infektuarëve me COVID-19 dhe të vazhdojë ti adresojë kërkesat seriozisht duke filluar edhe nga MPB e cila duhet të vazhdojë me masat ndaj shkelsëve të rregulloreve. Megjithatë të mos harrojmë se organet e rendit nuk mund t’i kontrollojnë të gjithë banorët e MV , ne vetë duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo krizë nuk kalon duke mos u kujdesur”, ka deklaruar Ibraimi duke shtuar se vendosja e orës policiore do të shtoja ka qenë masë që ka prodhuar kundërefekte.
“Në SHBA edhe përkundër 100 mijë rasteve tragjike me COVID -19 nuk kemi pasur orë policore po vetëm qëndrim të detyruar dhe mundshëm shtëpiak. Qeveria e MV duhet të fillojë të punojë sipas gjendjes në terren dhe metodave që japin rezultate pozitive.Tani do të na duhet më tepër kohë për të stabilizuar situatën e re ]në zonat që kanë numër të lartë me COVID-19. Në fund do të shtoja se ora policiore nuk do të sjellë ndonjë gjendje të re dhe këtu do të shtoja se vetëm testimi dhe ndjekja e rasteve të reja dhe atyre që paraqesin vatra të reja të shpërthimit, mbetet strategjia më e mirë dhe afatgjate e MV për të luftuar COVID-19 dhe paralelisht për tu bërë vend i hapur e i lirë për të gjithë vizitorët dhe banorët e MV”, ka deklaruar Selim Ibraimi, analist.

Ndryshe, rritja e rasteve me COVID-19 ndërkohë ka shkaktuar edhe përplasje mes partive politike. Derisa për LSDM-në në pushtet, nuk ka vend për shqetësim dhe se vendi duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në fillim të korrikut, për VMRO DPMNE-në opozitare, LSDM-ja po luan me shëndetin e qytetarëve që duhet të jetë mbi interesat partiake.

“Në vend se të dalë me propozim-masa për shpëtimin e jetëve të qytetarëve, të vetmen gjë që ka mësuar dhe që e përsërit si në pllakë gramafoni është kërkesa për zgjedhje. Në një situatë kaq të rëndë për vendin, është çmenduri të flasim për zgjedhje. Maqedonia ka numrin më të lartë të të infektuarve në rajon. Shifrat në vendin tonë janë më të lartat se në të gjitha shtetet tjera, edhe po të bëhen bashkë”, ka deklaruar kryetari i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Ai ka thënë se dëshmi se gjendja nuk është normale flet edhe ajo se shumë anëtarë të lartë të LSDM-së tashmë janë në izolim apo vetizolim për shkak të infektimeve që kanë ndodhur ditëve të fundit.

Maqedonia e Veriut nga java e kaluar ka lehtësuar masat, si lëvizjen e plotë të qytetarëve pas 65 ditësh orë policore në periudhë të caktuar, hapjen e kafeneve dhe restoranteve nën kushte të caktuara ndërsa gjatë kësaj jave do të diskutohet edhe për hapjen e kufijve./zhurnal

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share