Fletëpagesa për 81 qytetarë të Gostivarit për mosmbajtjen e maskave

Gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave  të Sektorit për punë të brendshme Tetovë,në Gostivar, pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore kanë evidentuar 3 persona të rinj në izolim me vendim të Inspektoratit shtetërorë sanitar shëndetësorë, ndërsa janë kontrolluar  28 persona që janë në izolim. Kurse sa i përket vet-izolimit gjatë kësaj periudhe është kryer kontrol ndaj 40 personave tjerë që janë në vet-izolim.  

   Gjithashtu, për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, ndaj 81 personave janë përgaditur fletëpagesa për kundërvajtje për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, në bazë të neni 6 nga Dekreti i posaçëm i qeverisë, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtëse. 

       Në bashkveprim me Inspektoratin shtetrorë të tregut janë kontrolluar gjithsej 48 objekte hotelerike.

Share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Share